Aktualitet Albana Fico merr drejtimin e QSUT-së

Albana Fico merr drejtimin e QSUT-së

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, është emëruar sot krye të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Fico do të çojë përpara projektet e mëdha.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, shkruan Manastirliu.