Aktualitet “Alo! Tek ambasada çeke ka bombë”, një telefonatë alarmon Policinë e Tiranës

“Alo! Tek ambasada çeke ka bombë”, një telefonatë alarmon Policinë e Tiranës

Rezultoi fals alarmi për bombë pranë Ambasadës Çeke në Tiranë.

Pas kontrolleve të ushtruara, edhe me qen antieksploziv, asgjë e dyshimtë nuk u konstatua.

Në Policinë e Tiranës mbërriti një telefonatë nga një person i paidentifikuar, sipas të cilit në ambientet e institucionit diplomatik kishte bombë.

Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe më pas kapjen e telefonuesit anonim.