Aktualitet Ambasada e SHBA-ve jep lajmin e mirë: Për viza turistike nuk duhet...

Ambasada e SHBA-ve jep lajmin e mirë: Për viza turistike nuk duhet më garancia nga sponsori

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza turistike.

Në një njoftim që ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë një këshillë mbi përfitimin e kësaj vize. Sipas ambasadës së SHBA-ve, tashmë nuk duhet garancia nga sponsori

. “Sa më pëlqen pranvera në Tiranë; aroma e mimozave të lulëzuara është kaq e mrekullueshme! Unë dhe Keni mezi po presim të përfitojmë nga kjo kohë për të udhëtuar sa më shumë në Shqipërinë e bukur. Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.