Politika Ambasadorja Kim: Duhet të sundojë ligji që amerikanët të investojnë në Shqipëri

Ambasadorja Kim: Duhet të sundojë ligji që amerikanët të investojnë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Gjatë takimit, Leli theksoi se Vlora është një shembull i bashkëpunimit të pushtetit qendror me atë lokal.

Gjatë bashkëbisedimit me Lelin, ambasadorja ka vënë sërish theksin te Reforma në Drejtësi, teksa është shprehur se vetëm duke zbatuar ligjet që janë rekomanduar Shqipëria do të mund të ecë përpara.

Ndër të tjera Kim tha se duhet të sundojë ligji, në mënyrë që amerikanët të kenë besim dhe të investojnë në Shqipëri.

“Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën, por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron shumë. Teksa është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara. Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji dhe amerikanët të kenë besim të investojnë në Shqipëri”, tha Kim.