Ekonomi Ambasadorja Kim: Në partneritet me bizneset amerikane, Shqipëria po bëhet udhëheqëse për...

Ambasadorja Kim: Në partneritet me bizneset amerikane, Shqipëria po bëhet udhëheqëse për energjinë

Në konferencën vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se Shqipëria mund të marrë një rol udhëheqës për energjinë jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Sipas ambasadores, investimet që po bëhen në Shqipëri në bashkëpunim dhe me bizneset amerikane, kanë një rol strategjik për energjinë.

Në këtë kontekst, ambasadorja Kim theksoi se Shqipëria mund të bëhet një vend kyç sa i përket rrugëve dhe burimeve të reja të energjisë, për të ulur varësinë e Europës nga Rusia.

“Dhoma Amerikane është një zë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ju jeni një partner kyç për ne dhe për bizneset amerikane në Shqipëri dhe ju e dini që roli juaj vetëm do të rritet. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet më e begatë dhe më e lidhur me ekonominë e SHBA, veçanërisht me ekonominë e saj. Flas shpesh për 3 prioritetet që ne kemi këtu. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në demokraci, mbrojtje dhe fushën e biznesit. Kjo pjesa e biznesit është me të vërtetë e rëndësishme. Ndonjëherë ne mendojmë për këtë si diçka shtesë.

Mendoj se për një kohë të gjatë nuk jemi përqëndruar sa duhet për aspektin e biznesit të kësaj marrëdhënie me SHBA dhe Shqipërisë por ka ardhur koha dhe po vijmë saktësisht në kohën e duhur, ndërsa Shqipëria merr një profil më të lartë në botë. Tani ju keni nisur procesin e negociatave zyrtare për t’u bërë anëtar i BE dhe kjo nënkupton gjithashtu kërkesa mbi Shqipërinë por do të hapë edhe një botë mundësish. Zëri i udhëheqësve të biznesit është i rëndësishëm. Ne e dimë që për të krijuar më shumë lidhje mes ekonomisë së SHBA dhe Shqipërisë duhet të kemi një mjedis biznes të hapur, transparent dhe konkurrues. Puna jonë së bashku me qeverinë shqiptare ka çuar në lartësi rekord marrëdhëniet tregtare të biznesit mes dy vendeve tona.

Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Investimet e huaja të drejtpërdrejta nga SHBA arritën një nivel të ri më të lartë në vitin 2021. IDH-të u rritën më shumë se dyfishin midis Qershorit 2022 dhe Dhjetorit 2019. Dikur ishte 82 milionë, tani më është 174 milionë Euro. Tregtia jonë dypalëshe po rritet gjithashtu, mendoj që mund të rritet edhe më tepër.

Në partneritet me bizneset amerikane, Shqipëria po bëhet udhëheqëse për energjinë. Kjo çështje është tejet e rëndësishme nga ana strategjike. Investimi juaj do të çojë në gjenerimin e konsiderueshëm të energjisë. Ju e dini gjithashtu për projektet që janë duke u konsideruar siç është i Skavicës për hidrocentralin aty dhe ndoshta shpërndarjen e gazit natyror të lëngshëm përmes Vlorës. Por gjithashtu energji të tjera të rinovueshme siç është ajo olike dhe diellore.

Po vijmë në një kohë që shtetet e rëndësishme ndërsa përballemi me sfida të reja që janë në fakt sfida të vjetra, që prej 24 Shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën pa asnjë arsye të mirë. Ne kemi parë ndikimin që ka sjellë mbi ekonominë europiane dhe veçanërisht mbi sektorin e energjisë, sepse vërtetë është shumë i ndërvarur nga gazi natyror. Besojeni ose ajo, ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës për marrëdhënien tonë si anëtar të NATO, gjithashtu që Europa të çlirohet nga varësia e Rusisë, edhe në çfarëdo burimi tjetër madhor, pra diversifikimi i furnitorëve me energji, burimeve dhe rrugëve mund të realizohen përmes Shqipërisë me atë që është duke ndodhur këtu”.

Ambasadorja Kim përmendi edhe përfitimet nga projekti i gazit natyror të lëngshëm në Vlorë.

“Për shembull, vetëm projekti i gazit natyror të lëngshëm në Vlorë mund të sjellë rreth 5 miliardë metër kub gaz natyror në vit. Jeni në dijeni që e gjithë TAP ka kapacitet prej 20 miliard metër kub gaz natyror, kështu që vetëm një përqindje po përdoret, por jemi duke eksploruar mundësitë dhe jemi optimistë për këtë. E gjitha kjo do mbështesë përpjekjet tona për të rritur energjinë në Europë, për të sjellë, sikurse ka njoftuar dhe Presidenti Biden, rreth 50 miliardë metër kub gaz natyror në vit në Europë”.

Diplomatja amerikane foli edhe për sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, të cilat i dënoi dhe i konsideroi të pamatura dhe të rrezikshme, ndërsa theksoi se së bashku me shtetet partnere po punohet për të ndërtuar mbrojtjen kibernetike të vendit tonë.

“Globalizimi ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme për SHBA dhe gjithashtu ka ribërë peisazhin politik, peisazhin global ekonomik dhe politik. Për shembull, Republika Popullore e Kinës që është shfaqur si konkurrenti ynë më i rëndësishëm dhe një nga partnerët tanë më të mëdhenj tregtar, teknologjitë dhe kapacitetet e reja janë bërë gjithashtu më të disponueshme, përfshirë konkurrentët që nuk ndajnë vlerat tona demokratike dhe të drejtat e njeriut. Ne ishim krenarë të bashkëpunonim me Dhomën Amerikane në konferencën tonë të fundit të titulluar “Qytetet Inteligjente” të cilat ndihmojnë në ofrimin e alternativave që mund të ndihmojnë qeveritë për t’u shërbyer qytetarëve të tyre, por edhe mbrojmë vlerat që ne dhe qytetarët tanë çojmë.

Sulmet e pamatura dhe të rrezikshme kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë edhe më të qartë këtë. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmet kibernetike të Iranit dhe ne po punojmë ngushtë me partnerët brenda NATO-s dhe BE-së, përveç sektorit privat për të rindërtuar aftësitë kibernetike të Shqipërisë si përgjigje ndaj tyre. Nxis Dhomën Amerikane që të punojë ngushtë me qeverinë shqiptare për të gjetur mundësi që shitës të besuar të ofrojnë zgjidhje kuptimplotë të cilat e kthejnë këtë cënueshmëri në një zonë force, në një fushë force, sërish Shqipëria këtu mund të jetë udhëheqëse”, deklaroi ndër të tjera ambasadorja amerikane Yuri Kim.