Kulturë Andrea Bocelli performon në katedralen e zbrazët të Milanos

Andrea Bocelli performon në katedralen e zbrazët të Milanos

Ikona e muzikës italiane, tenori i njohur, Andrea Bocelli mbajti një koncert në katedralen e zbrazët të Milanos, në ditën e Pashkëve, teksa njerëzit në mbarë botën janë mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë COVID-19.

Tenori ishte ftuar për të kënduar nga qyteti i Milanos, në katedralen “Duomo di Milano”.

Koncerti kishte edhe një qëllim bamirësie, të mbledhë fonde për të ndihmuar stafin mjekësor që është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, të ruajë veten nga sëmundja vdekjeprurëse.

Milano është qendra e Lombardisë, zona më e prekur nga COVID-19 në Itali. 10 mijë persona kanë humbur jetë vetëm në këtë zonë.