Bota Arrestohet në Holandë “El Chapo” i Azisë

Arrestohet në Holandë “El Chapo” i Azisë

Autoritetet holandeze kanë vënë në pranga një person shumë të kërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën ‘El Chapo i Azisë’.

57-vjeçari kinez Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.

57-vjeçari mbante një profil të ulët, megjithatë shpenzonte shuma të mëdha përsa i përket argëtimit. Sipas disa burimeve, ai ka humbur rreth 85 milionë dollarë brenda një nate në një kazino të Makaut.