Aktualitet Arrestohet një 46-vjeçar në Durrës, i dënuar me 13 vite burg në...

Arrestohet një 46-vjeçar në Durrës, i dënuar me 13 vite burg në Torino

Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, i dënuar në Itali për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Torinos e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 4 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit”.