Bota Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Shkrimtari kinezo-australian Yang Hengjun është arrestuar zyrtarisht me akuza për spiunazh në Kinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët australianë.

Qytetari Australian është mbajtur në Pekin që nga janari në “kushte të ashpra”, tha Ministria e Jashtme e Australisë.

Ministrja e Jashtme Marise Payne tha që Australia ishte “shumë e shqetësuar dhe e zhgënjyer” kur mësoi lajmin për arrestimin e shkrimtarit.

“Ne kemi shqetësime serioze për mirëqenien e Dr. Yang, dhe për kushtet në të cilat ai po mbahet,” shtoi ajo.

Ai ishte mbajtur pa akuza për më shumë se shtatë muaj, gjatë së cilës Australia i ka kërkuar vazhdimisht Pekinin lirimin e tij.