Bota Arrestohet terroristi i njohur italian, Cesare Battisti

Arrestohet terroristi i njohur italian, Cesare Battisti

Terroristi i njohur italian, Cesare Battisti, i cili kërkohej nga autoritetet braziliane, u arrestua në Bolivi.

Dhjetorin e kaluar, gjykata braziliane urdhëroi arrestimin e italianit, i cili ishte larguar nga vendi dekada më parë dhe ishte dënuar në mungesë për vrasje.

Presidenti brazilian, Bolsonaro, deklaroi se arrestimi i Battistit ishte një dhuratë e vogël për Italinë.

Terroristi italian, Cesare Battisti u arrestua në Bolivi”, tha këshilltari Filipe Martins.

“Battisti u kap! Demokracia është më e fortë se terrorizmi”, deklaroi ambasadori italian në Brazil, Antonio Bernardini.

Battisti, anëtar themelues i grupit radikal italian ”Proletarët e armatosur për komunizmin” u dënua në vitin 1993 për katër vrasje politike në vitet ’70.

Gjatë viteve ’60-’80 të shekullit të kaluar, Italia u përfshi nga dhuna e ekstremeve të majta dhe të djathta që çuan në vdekjen e qindra personave.