Aktualitet Arta Marku: Ja qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend

Arta Marku: Ja qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka treguar se kush është qyteti që ka kriminalitet më të lartë.

Sipas deklaratës së kryeprokurores në emisionin ‘Open’, është Vlora.

“Rrethi me kriminalitetin më të lartë është Vlora. Kriminalitet të lartë paraqet Shkodra, Elbasani dhe qytetet e tjera më pas. Nuk mund ta them arsyen se pse. Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ka shumë faktorë”, tha Marku.