Aktualitet Asnjë humbje jete dhe 15 raste të reja me Covid

Asnjë humbje jete dhe 15 raste të reja me Covid

Asnjë humbje jete dhe vetëm 15 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se rastet e reja janë: 9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë.

Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.