Aktualitet Asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 1605 testime, 87 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Janë 1182 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 212 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,672 që nga fillimi i epidemisë.