Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se referuar vendit të ngjarjes ku ndodhi atentati, që u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe duke parë përqendrimin e plumbave në makinë, shënjestër ka qenë “i forti i Sukthit” dhe jo prokurori.
Erzen Breçani: Mendoj që përqendrimi i plumbave në pjesën e pasme të makinës, ku ka qenë edhe i forti i Sukthit mendoj se objektivi kryesor ka qenë ai. Mendoj se nuk janë vrasës me pagesë dhe nuk janë shumë të specializuar për të kryer një vrasje dhe për të fshehur prova.
Lëvizja është shumë e vështirë për të goditur në lëvizje objektivin. Ka shpërndarje plumbash dhe nga kjo janë plagosur vendi i parë dhe shoferi, por predhat kanë qenë të grupuara më shumë në pjesën e pasme të makinës, ku ka qenë personi dhe objektivi.