Aktualitet Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt/ Viktima lëvizte i armatosur, në vendngjarje...

Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt/ Viktima lëvizte i armatosur, në vendngjarje ju gjet pistoletë

Në automjetin me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, të cilit iu vendos dhe shpërtheu një sasi prej 150 gramë tritol, u gjet edhe një armë zjarri.

Sipas burimeve nga policia, arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën. Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë në tokë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez. Pistoleta e gjetur ishte me krehër të dëmtuar.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, por gjithçka është në fazë fillestare hetimi. Autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë. Po analizohen edhe kamerat e sigurisë në rrugë për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së makinës.

Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, në anën e shoferit, çfarë ka rezultuar fatal për 27-vjeçarin.