Aktualitet Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës

Lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha dhe sekretaren e gjykatës Manuela Mallkuçi.

Një ditë më parë gjykata e refuzoi lirimin sepse nuk ishte plotësuar afati për shuarjen e masës së sigurisë.

Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua në shkurt 2021 me urdhër të SPAK. Arrestimi i saj erdhi pas akuzave se ajo ka liruar nga burgu persona të dënuar për krime të rënda.

Ndërkohë më 17 mars Këshilli i Lartë i Gjyqësorit vendosi të shkarkojë nga detyra.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e dënoi Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite burg.