Extra Aurela Gaçe flet për këngën kushtuar grave të dhunuara: Do kërkoja të...

Aurela Gaçe flet për këngën kushtuar grave të dhunuara: Do kërkoja të ndryshonte një ligj

Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e ftuar në “Provokacija” për të folur për këngën e saj më të fundit e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Veten dua gjallë”, është titulli i këngës që përcjell mesazhe prekës për gratë e dhunuara. Këngëtarja tha se kjo këngë u përket të gjitha grave në botë që janë të dhunuara.

“Kjo temë u përket të gjitha grave. Njerëzit që kanë probleme me veten e tyre nuk njohin as kombësi as pasaportë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej Aurela tha se nëse do të ishte një nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e grave, e vetmja e gjë që do të bënte, do të kërkonte ndryshimin e një ligji.

“Nëse unë do të isha një nga shoqatat e grave që punojnë për gratë e dhunuara dhe shpesh kam shkuar për të mbledhur fonde. Por nëse do të isha një nga drejtueset e shoqatave do të kërkoja të ndryshoja një ligj. Duhet të ekzistojë një ligj më i fortë. Këta njerëz që dalin nga burgu dhe dalin ballë për ballë me atë gruan që e ka dhunuar gjithë jetën dhe ka fuqinë të shkojë ta vrasë atëherë ai s’ka frikë. Merre fute diku atë që të mos dalë më ai. Se këta njerëz nuk ndryshojnë.

Unë kam njohur njerëz që kanë punuar në shtet nëpër zyra të larta dhe u janë dashur vite që të dalin nga manipulimi i mendjes të besosh se ti pa mua vdes. Fillon e beson, po ma the që ti nuk vlen, unë do filloj ta besoj”, tha këngëtarja.