Bota “Avioni do të shpërthejë, hidhuni menjëherë”, tmerr në ajër në Rusi (VIDEO)

“Avioni do të shpërthejë, hidhuni menjëherë”, tmerr në ajër në Rusi (VIDEO)

Pasagjerët në një avion që fluturonte nga Pekini në Los Anxhelos kanë mbetur të tmerruar, teksa në një moment u urdhëruan që të hidheshin menjëherë nga mjeti fluturues, pasi piloti i frikësuar tha se avioni ishte gati të shpërthente.

Pasagjerët u evakuuan me emergjencë pas një ulje dramatike në zonën e Arktikut të Rusisë.

Gjithçka nisi kur në kabinë u dëgjuan britma dhe kishte panik për një zjarr të dyshuar në mbajtësen e bagazheve të “Air China Boeing 777”.

Ndërkohë nga pamjet shihen 188 pasagjerë që zbresin nga “shiriti i emergjencës” në rajonin Arktik të Chukotka.

Një udhëtar shkroi në Twitter: “Kur personeli i fluturimit hapi derën, bërtiti:”Hidhni gjithçka, largohuni menjëherë, aeroplani do të shpërthejë”.

“Kabina ishte plot britma dhe kishte panik, ndërsa kujdestari i fluturimit po bënte çmos për të mbajtur rendin”, shtoi ai.
Më herët është raportuar se sistemi i alarmit u ndez për një shkëndijë në mbajtësen e bagazheve, ndaj ekuipazhi kinez menjëherë kërkoi një ulje në aeroportin më të afërt, Anadyr.