Sport Babai i James Rodriguez i hap derën gjigandëve të Serie A

Babai i James Rodriguez i hap derën gjigandëve të Serie A

E ardhmja e sulmuesit kolumbian James Rodriguez duket më e paqartë se kurrë deri më tani në karrierë.

Babai i tij pretendon se mesfushori i Bayern Munichut do të merrte një vendim të drejt nëse do të zgjidhte t’i bashkohet Juventusit në Serie A.

Bavarezët nuk pritet të shpenzojnë 47 milionë euro për të blerë kolumbianin nga Real Madrid këtë verë dhe Wilson Rodriguez beson se kampioni italian do të ideali për djalin e tij, i cili po kalon një periudhë të vështirë te gjermanët.

“Ai ka marrë shumë oferta”, i tha ai fillimisht gazetës së mirënjohur gjermane “Bild”.

“Juventus? Ai është shumë afër Cristiano Ronaldos. Se si e sheh futbollin italian, shkuarja te Juventusi do të ishte një vendim i mirë”, tha Wilson.