Sport Barça dominuese në La Liga gjatë vitit 2018

Barça dominuese në La Liga gjatë vitit 2018

Pavarësisht se nuk ka shkëlqyer në arenën europiane, Barcelona ka qenë padyshim dominuese e La Liga-s gjatë gjithë vitit 2018. Titulli i sezonit 2017-2018 ishte gjithashtu i treti për blaugranat, në 4 vitet e fundit.

Në këto 12 muaj, në La Liga janë luajtur 38 ndeshje, aq sa dhe një kampionat. Dhe Barcelona është normalisht “kampione” e kësaj kategorie”, ku nga 114 pikë të mundshme, ka grumbulluar 85, e ndjekur nga Atletico me 77 dhe Reali me 74. Më shumë se 100 gola të shënuar, me Leo Messin që ka realizuar 34 prej tyre, ndërkohë Luis Suarez mban vendin e dytë me 25.

Ylli argjentinas, njëkohësisht kapiten i skuadrës së Valverdes, kryeson renditjen e assisteve, me 16 të dhënë në total për shokët e skuadrës. Nga ana tjetër, rivalët e përjetshëm të katalanasve, Reali i Madridit, megjithëse fitoi Champions League për të tretin vit rradhazi, ka vuajtur shumë në kampionat, ku dhe aktualisht gjendet në vendin e 4, me 8 pikë më pak se Barça, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Barcelona do të synojë të vazhdojë formën e mirë në La Liga, edhe gjatë vitit të ardhshëm, por gjithashtu ekipi blaugranas do të provojë të arrijë maksimumin edhe në zonën evropiane, ku ka qenë gjithashtu fituesja e fundit e Champions, përpara dominimit të Realit.