Sport Barcelona “rrëmben” yllin e Interit, ja detajet

Barcelona “rrëmben” yllin e Interit, ja detajet

Lautaro Martinez po zhvillon paraqitje shumë të mira me fanellën e Interit. “El Toro” prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës.

Referuar edhe deklaratave të Lionel Mesit që e ngriti në superlativa lojtarin në një intervistë disa muaj më parë.

Referuar gazetës spanjolle “AS” argjentinasi konsiderohet nga klubi katalanas si zëvendësuesi ideal i Luis suarez në qendër të sulmit.

Klubi bleugrana është vendosur në kontakt me menaxherët e lojtarit dhe do të tentojë me çdo kusht që ta ketë në rrallët e ekipit sulmuesin 22-vjeçar.