“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime”. Është kjo përgjigjja e kryedemokratit Lulzim Basha nga Korça lidhur me akuzat ndaj tij dhe lajmet për një vilë të dhuruar.
Sipas Bashës, gënjeshtrat kundër tij dhe familjes së tij, janë një përpjekje cinike e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet dhe skandalet dhe se nuk bëhet pjesë e kësaj loje.
Basha nuk dha asnjë detaj më tej për këtë çështje duke u mjaftuar me akuza politike.
“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.