Politika Basha ka katër pyetje për Ramën dhe Berishën: Kthejuni përgjigje njerëzve

Basha ka katër pyetje për Ramën dhe Berishën: Kthejuni përgjigje njerëzve

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shtruar në rrjete sociale disa pyetje ndaj aktorëve politikë në vend (duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe Sali Berishën), për të cilat kërkon një përgjigje.

Basha ka parashtruar 4 kauzat e artikulimit pas rikthimit të tij që kanë të bëjnë me hapjen e listave, vetingun në politik, kufizimin e mandateve dhe rritjen e kompetencave të presidentit.

Sipas tij sulmet dhe baltosja që kryet në emër të tij bëhet me qëllimin për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.

“Kthejuni një përgjigje njerëzve.

A jeni për listat e hapura? Po apo jo?

A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?

A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?

A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjësonit? Po apo jo?

Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin”, shkruan Basha.