Politika Basha: Plani i vetëm i Ramës për pandeminë është gjoba

Basha: Plani i vetëm i Ramës për pandeminë është gjoba

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë sërish thirrje kreut të qeverisë të zbatojë planin me 5 pika të qeverisë kundër pandemisë.

Basha sipas Ramës nuk ka asnjë zgjidhje për pandeminë dhe shtoi se qeveria u vendos vetëm gjoba qytetarëve.

“Zgjidhja e vetme e Ramës për pandeminë është gjoba, gjobit qytetarët që nuk mbajnë maskë dhe lekët ua jep bizneseve të inceneratorëve. E dëgjuat dhe dje që tha se nuk do të ketë as paketë të tretë ekonomike. Gjobë për qytetarin, gjobë për biznesin, kjo është ndihma e vetme e Edi Ramës për pandeminë. Një herë nxori autoblindat”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej numri një i qeverisë komentoi dhe buletinet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se nuk tregojnë më se sa teste bëhen tek privati dhe sa tek laboratori publik.

“E keni parë që tani nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe sa privatët, sa janë tamponë dhe sa janë serologjik”, shtoi Basha.