Kryesore Basha: s’ka më Parlament! Profesor Fuga kap detajin pikant: Ku do votëbesohej...

Basha: s’ka më Parlament! Profesor Fuga kap detajin pikant: Ku do votëbesohej qeveria tranzitore?

Kreu demokrat Basha pati një takim me njeriun që drejton Këshillin Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, njëherësh ish-president, pas së cilit tha: “Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve”.

Ndërkohë, profesor Artan Fuga, ka kapur një detaj absurd nga skema e opozitës. Ai pyet se si mund të ketë një qeveri tranzitore pa parlament funksional? Më së paku, ku do ta marrë votëbesimin qeveria e re, pra që kërkon opozita(?!). Gjithnjë duke ngritur tezën hipotetike se Rama e pranon një qeveri të tillë.

“Nëse një qeveri teknike do të jetë zgjidhja për zgjedhje të drejta, dhe mundet që ajo të jetë rruga, nuk i hy atij debati, si do të lihet një qeveri teknike me një kuvend ku të mos ketë deputetë nga të gjitha krahët. Do të ishte e frikshme një Shqipëri me qeveri teknike nëse pas nuk do të kishte një Kuvend mbështetës!

Qeveri teknike pa kuvend funksional?, shkruan Fuga.