Politika Bashës i kërkojnë të largohet nga protesta, plas grushti (VIDEO)

Bashës i kërkojnë të largohet nga protesta, plas grushti (VIDEO)

Një grup të rinjsh të veshur kryesisht me të zeza kanë nisur të shajnë kreun demokrat Lulzim Basha duke i kërkuar të largohet nga protesta. Madje ata nuk kanë kursyer edhe hedhjen e kapsolleve dhe shisheve drejt liderit demokrat.

Një moment që ka shkaktuar incidente mes këtij grupi dhe të rinjve të forumit rinor të PD të cilët shoqëronin Bashën në protestën për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Dy grupet e të rinjve nuk kanë kursyer grushtet dhe shkelmat ndaj njeri-tjetrit. Mes të rinjve dallohej me krah të të dëmtuar edhe kreu i forumit rinor të PD, Belind Këlliçi i cili u përpoq të zbusë gjakrat.