Sport Bayern nuk fal, humbja ndaj Frankfurt i kushtoi stolin Kovac

Bayern nuk fal, humbja ndaj Frankfurt i kushtoi stolin Kovac

Niko Kovac nuk është më trajner i Bayern Munich. Kjo është ajo që Uli Hoenes, presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, drejtori i Përgjithshëm dhe Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv kanë vendosur.

Karl-Heinz Rummenigge shpjegon: “Performanca e ekipit tonë në javët e fundit dhe rezultatet na kanë treguar se kishte nevojë për veprim. Uli Hoenes, Hasan Salihamidzic dhe unë kemi një bisedë të hapur dhe serioze me Nikon mbi këtë. Unë do të doja të falënderoja Niko Kovac në emër të Bayern për punën e tij.

Për momentin, ndihmës-trajneri Hans Flick do të jetë në krye të skuadrës së Bayern, duke u përgatitur për ndeshjet e rëndësishme të Champions League kundër Olympiakos të mërkurën e ardhshme dhe kundër Borussia Dortmund të shtunën në Bundesliga.

Niko Kovac shpjegoi: “Unë mendoj se ky është vendimi i duhur për klubin për momentin. Rezultatet, dhe gjithashtu mënyra se si kemi luajtur së fundmi, më bëri që të vij tek ai vendim. Vëllai im Robert dhe unë falënderojmë Bayernin për gjithçka. I uroj klubit më të mirat.”