Sport Bayern shkatërron sërish Barcelonën, Juventusi “kthen” faqe në Europë

Bayern shkatërron sërish Barcelonën, Juventusi “kthen” faqe në Europë

Bayern Munchen e ka bërë rrugë tashmë ndaj Barcelonës duke e mposhtur me lehtësi. Këtë herë, në ndeshjen e parë të grupit, kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar 0-3 në “Camp Nou”.

Pa Lionel Messin, Barcelona ishte një ekip pa busull në fushën e lojës. Gjermanët e udhëhequr nga polaku Lewandowski dominuan totalisht sfidën.

Goli i parë u realizua nga Muller në minutën e 33, dominimi vijoi dhe në pjesën e dytë Lewandowski realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur ndeshjen në 3-0. Takimi tjetër i këtij grupi mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gola.

Pas startit zhgënjyes në kampionat, Juventusi ka “kthyer faqe” në Europë, pasi ka marrë një fitore 0-3 në transfertën suedeze ndaj Malmoes. Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata shënuan që nē pjesën e parë për bardhezinjtë.

Në të njëjtin grup, fitore minimale regjistruan kampionët në fuqi të Europës, londinezët e Chelseat, që mposhtën 1-0 Zenitin, falë golit të shënuar nga sulmuesi belg Romelu Lukaku.

Në ndeshjet e tjera nuk pati fitues pasi Villareal e Atalanta ndanë pikët falë barazimit 2-2, ndërsa Lille-Wolfsburg dhe Dinamo Kiev-Benfica nuk patën gola.