Sport Bayerni “blen” krejt Gjermaninë: 395 milionë euro në shekullin e 21-të

Bayerni “blen” krejt Gjermaninë: 395 milionë euro në shekullin e 21-të

Bayern Munich vështirë se ka ndonjë konkurrencë, kur është fjala për të bërë blerje në Bundesliga. “Muskujt ekonomikë” e kanë lejuar historikisht gjigantin bavarez për të marrë yjet e Gjermanisë, por jo vetëm, në Mynih. I fundit është Benjamin Pavard.

Mbrojtësi francez, 22 vjeç, kampion i botës me “Les Bleus” në “Rusia 2018”, do të mbërrijë në “Allianz Arena” verën e këtij viti, teksa bavarezët të bëjnë pagesën prej 35 milionë euro te Shtutgart. Ai do të nënshkruajë për 5 vite, siç njoftoi Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit.

Pavard është talenti i fundit i Bundesligës, që do t’i bashkohet Bayernit.

Në vitet e fundit, futbolli anglez ka marrë disa yje, ndoshta “pjesën e luanit” të tregut gjerman: De Bruyne, Sane dhe Gundogan (Manchester City), Firmino dhe Keita (Liverpool), Aubameyang (Arsenal), Pulisic (Chelsea). Pra, mjaft talete të dalë në Gjermani kanë emigruar në Angli, të joshur nga fuqia ekonomike e klubeve në Premier League. Kjo e ka “eklipsuar” disi Bayernin. Edhe lojtarë të tjerë si Dembélé (Barcelona) apo Khedira dhe Özil (Real Madrid), nisën të “fluturojnë” drejt La Liga-s.

Sidoqoftë, prirja brenda Bundesligës nuk ndryshon. Talentet mund të ikin jashtë, por jo të ndërrojnë ngjyrat bavareze si destinacion për dikë tjetër brenda elitës së futbollit gjerman. Kjo qasje çdo sezon. Në çdo edicion, Bayern Munich merr minimalisht një nga ikonat e rivalëve të vet. Një traditë e tërë.

Pavard do të bashkohet me “Allianz Arena” në vazhdën e emarve të tillë si Neuer, Kimmich, Ballack, Klose, Lucio, Mario Gomez, Podolskin, Mandzukic…, apo Niko Kovac, trajneri aktual i ekipit, që erdhi si futbollist aty nga Hamburgu, në sezonin 2001-2002.

Nëse bën llogaritë, shuma e shpenzuar për përforcime (blerje të reja) nga gjigantët bavarezë është e frikshme për shekullin e 21-të, plot 395 milionë euro. Që nga viti 2000, çdo sezon, ata nënshkruajnë me dikë nga rivalët e tyre. Borusia Dortmund është rivali kryesor i bavarezëve në Bundesliga, prej të cilit kanë marrë jo pak në pesë vitet e fundit. Bëhet fjalë për lojtarë si Lewandowski, Gotze dhe Hummels.