Ekonomi BE, 50 mln euro Shqipërisë për të luftuar koronavirusin

BE, 50 mln euro Shqipërisë për të luftuar koronavirusin

Bashkimi Evropian ka ofruar Shqipërisë një shumë prej 50 milionë eurosh, si mbështetje për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Soreca bën të ditur se BE ka ofruar 4 milion euro për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore.

11 milionë euro për mbrojtjen sociale dhe deri në 35 milion euro për rikuperimin ekonomik.

Lajmin e ka përshëndetur kryeministri Edi Rama.

“Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër covid-19. Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkruan Rama në Facebook.

Edhe Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë euro në betejën kundër COVID-19.
“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha në Twitter teksa ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.