Politika “BE të mbajë premtimin”/ Schulz: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe MV

“BE të mbajë premtimin”/ Schulz: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe MV

Ish-kryetari i Parlamentit Europian, Martin Schulz i ka bërë thirrje Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

I pranishëm në forumin ‘The Economist’ për Ballkanin Perëndimor mbajtur në Shkup, Schulz tha se “mendoj se personalitetet duhet t’i mbajnë premtimet, sidomos në jetën politike. Shpresoj që në tetor Këshilli do të vendosë për nisjen e bisedimeve, ashtu siç është premtuar”.

“Shpresoj që të mos ketë vonesa të mëtejshme”, theksoi ish-kryetari i PE-së, duke u shprehur i sigurt “për një votë PO më 15 tetor”.

“Duke marrë në konsideratë që Gjermania dhe Franca janë dakord, shpresoj që kjo do të sjellë një impakt pozitiv”, deklaroi Schulz nga Shkupi.