Extra Bebe Rexha i kthen përgjigjen epike në shqip komentueses që pretendon se...

Bebe Rexha i kthen përgjigjen epike në shqip komentueses që pretendon se e mban famën me të pasme

Ditën e djeshme Bebe Rexha publikoi në Instagram një video e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ajo shfaqej në një avion privat teksa bënte kërcim provokues dhe në pah nxirrte të pasmet e saj bombastike.

View this post on Instagram

In case of emergency please back that ass up.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Videoja është shoqëruar me komente të shumta nga fansat e saj, megjithatë këngëtares në sy i ka rënë një koment shqip.

Dikush i thotë këngëtares se e mban famën me të pasme dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Bebes.

“Je e sforcuar për të mbajtur famën me bythë”, shkruan fansja.

Por përgjigjja e Bebes është epike dhe këngëtarja ka zgjedhur ta shkruajë shqip.

“Shko laj gomarin”, i kthehet Bebe.

Komenti i Bebes ka marrë shumë pëlqime nga fansat, të cilët përveçse kanë pëlqyer përgjigjen e saj, e vlerësojnë edhe për faktin se ka folur shqip.