Politika Begaj: Nderim për presidentin Rugova, përulem përpara familjes Jashari

Begaj: Nderim për presidentin Rugova, përulem përpara familjes Jashari

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë vendosi kurorë me lule tek varri i presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe zhvilloi homazhe pranë memorialit te familjes Jashari.

“Nderim për presidentin Ibrahim Rugova, udhëheqësin vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.

“Përulem me respekt përpara familjes Jashari dhe UÇK-së, faqe e ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar”, theksoi Begaj.

“Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme”, nënvizoi Presidenti Begaj.