Aktualitet Bëri drift me makinë, shoferit i hiqet leja e qarkullimit dhe gjobitet...

Bëri drift me makinë, shoferit i hiqet leja e qarkullimit dhe gjobitet me 750 mijë lekë

Manovrat e rrezikshme në rrugë në një zonë të banuar, i kanë kushtuar një shoferi në Vlorë.

Policia, bazuar në disa pamje filmike ku shfaqet një automjet tip Benz që bënte drift në Vlorë, identifikuan drejtuesin e mjetit dhe e shoqëruan për verifikim.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, Policia Rrugore e Vlorës i tërhoqi lejen e qarkullimit shoferit të mjetit dhe e gjobiti me 750 mijë Lekë të vjetra, pasi ka drejtuar automjetin me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme.

Pas shoqërimit në komisariat, rezultoi gjithashtu se automjeti ishte pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.