Kryesore Berisha jashtë Parlamentit: Pazare të fëlliqura mes Bashës dhe Ramës

Berisha jashtë Parlamentit: Pazare të fëlliqura mes Bashës dhe Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

“Partia Demokratike del nga kjo betejë më e fortë, më e sigurt se kurrë në fitore. Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria”, u tha Berisha mbështetësve të tij.

Ish-kreu i kësaj force u shpreh se Basha do të marrë përgjigjen që meriton dhe zbuloi se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore pa treguar detaje.

“Do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet Partinë Demokratike për pazare me Edi Ramën. Lëvizja ime e radhës do të jetë lëvizje statutore.

Unë them që emergjenca është kjo, PD do të rivendosë legjitimitetin të grabitur plotësisht nga marrëveshja Rama-Basha”, tha Berisha.