Turqia dhe Greqia, dy nga rivalët më të mëdhenj të Mesdheut, duket se po përgatiten për përplasjen e radhës mes tyre. Këtë fillim viti, tensioneve në rang global u janë shtuar edhe ato mes Athinës dhe Ankarasë pasi kjo e fundit vendosi t’i çojë kufijtë deri në Kretë.
Frika e përgjithshme e Greqisë ndaj Turqisë, ka bërë që Athina të rrisë shpenzimet nga viti në vit. Mund të thuhet se Greqia ka më shumë se 1.500 tanke në arsenalin e saj ushtarak, dyfishi i Britanisë së Madhe. Kjo ka ardhur për shkak të nevojës për t’u krahasuar me Turqinë dhe forcën e saj ushtarake. Greqia dhe Turqia ndahen nga një kufi tokësor në veri, por konfliktet kufitare vijnë për shkak të qindra ishujve në Detin Egje.
Qendra e gravitetit e kësaj armiqësive ka qenë Qiproja. Ishulli ka një vlerë të jashtëzakonshme gjeostrategjike, për shkak të pozicionimit në kryqëzimin e rrugëve kryesore tregtare të Mesdheut Lindor, tregjet rajonale të energjisë dhe rrugët. Kontrolli i Qipros do t’i jepte Greqisë ose Turqisë qasje në rezervat e gazit natyror të ishullit dhe të drejtat, duke e bërë fuqinë dominuese e Mesdheut Lindor. Kjo është arsye që Turqia dhe Greqia mbrojtur pretendimet e tyre detare në rajon, duke përdorur dy koncepte konkurruese: Atdheu Blu, një nocion që mbron ditët e lavdisë së Perandorisë Osmane dhe Ideja Megali, që nënkupton rivendosjen Greke të kontureve të vjetra të Perandorisë Bizantine. Këto koncepte nuk janë thjesht retorike; ato janë pjesë e një prej rivaliteteve më të ndërlikuara, të ngatërruara gjeopolitike sot për sot.
Si Greqia, ashtu edhe Turqia kanë investuar në shuma të mëdha parash për fuqizimin e ushtrisë dhe flotës detare. Turqia ka nisur ndërtimin e luftanijeve dhe fregatave ndërkohë që Greqia po lobon për hapjen e bazave amerikane. Por dhe pse është vendi i dytë që kontribuon më shumë në NATO dhe është shtëpia e disa bazave amerikane, Greqia vazhdon të ndihet e rrezikuar nga përplasjet me Turqinë.
Forcat e armatosura të Greqisë vlerësohet të jenë gjithsej 360.500 personel, sa gjysma e Turqisë, e cila ka afërsisht 735,000 ushtarë. Të dyja vendet kanë një gamë të ngjashme nëndetësesh, anijeve patrulluese, fregatash por e aftësitë detare të Greqisë janë më të kufizuara se ato të Turqia, pasi shumë anije janë të dekompozuara dhe të vjetruara.
Dhe që nga kriza financiare e Greqisë, përpjekjet për modernizimin detar kanë qenë të ngadaltë. Athina, megjithatë, ka avantazhin e të pasur aleatëve rajonalë, pasi ka në krahun e saj Egjiptin, Izraelin, Qipron Greke, Italinë dhe Jordaninë. Por me gjithë investimet e saj, Greqia nuk do ta përballonte kurrë e vetme ushtarakisht Turqinë.
Sa e fuqishme është marina turke?
Marina turke konsiderohet një nga katër marinat më të forta në Mesdhe. Gjatë dy dekadave të fundit, Turqia ka zgjeruar aftësitë e saj detare, veçanërisht pasi tensionet në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar.
Për pjesën më të madhe të shekullit XX, zhvillimi detar nuk ishte përparësi për Turqinë. Lideri historik i Turqisë Mustafa Kemal Ataturk dhe pasardhësit e tij, përveç anëtarësimit të Turqisë në NATO, kufizuan zhvillimin e aftësive detare. Ankaraja nuk e ndjeu nevojën për të zgjeruar flotën e saj detare përtej aftësisë për të mbrojtur ngushticat turke, Detin e Marmara dhe Detin Egje. Një nga parimet kryesore të Ataturkut ishte “Paqe në shtëpi, Paqe në botë”, një moton që e lejonte Ankaranë të përqendrohej në reformat e brendshme infrastrukturore dhe sociale. Por qeveria e tanishme ka provuar se do ta ndryshojë këtë srategji, duke përmirësuar aftësitë detare të Ankarasë.
Sidoqoftë, gjeografia mbetet një pengesë kryesore në fuqizimin e saj detar. Vija bregdetare turke është e gjatë por qasja e saj në Mesdhe është e kufizuar nga një seri ishujsh grekë, të vendosura më pak se 72 kilometra nga territori turk. Prandaj marina turke është përqendruar kryesisht në mbrojtjen bregdetare.
Që nga viti 2014, ajo ka zgjeruar praninë detare në Mesdhe, duke bllokuar, ndjekur apo u përplasur me shumë anije greke. Aftësitë detare të Turqisë janë përmirësuar dukshëm përgjatë viteve të fundit. Kapaciteti i saj industrial i brendshëm është rritur dhe marina e tij është përmirësuar me pajisje të reja, nëndetëse dhe luftanije. Që nga viti 2007, Turqia ka trefishuar shpenzimet e saj për kërkime ushtarake, të cilat arritën në 1.2 miliard dollarë në vitin 2018.
Buxheti i mbrojtjes së Turqisë arriti në 19 miliard dollarë në vitin 2019, një rritje prej 24 për qind në krahasim me një vit më parë. Për më tepër, Ankaraja ka prezantuar edhe një projekt ambicioz për të prodhuar brenda vendit fregata për marinën turke. Si një tregues se sa ambicioz është ky projekt, Turqia planifikon të ndërtojë 24 anije të reja, 12 fregata, 1 aeroplanmbajtës dhe shumica pritet të ndërtohen deri në vitin 2023.
Vendi po ndërton gjithashtu gjashtë nëndetëse të reja dhe një seri avionësh luftarakë. Ndërtimi i këtyre anijeve i jep Turqisë një përparësi të jashtëzakonshme, pasi ato mund të shoqërojnë anijet e shpimit të naftës ku ekziston rreziku i përplasjes me Greqinë.
Turqia gjithashtu ka filluar të promovojë pajisjet e saj të prodhuara brenda vendit jashtë vendit, në përpjekje për të eksportuar armë në nivel global, strategji e cila do t’i jepte vendit një nxitje ekonomike dhe do ta ndihmonte atë të pozicionohej si një fuqi ushtarake botërore.
Ankaraja gjithashtu shpreson të ndërtojë një bazë detare në Qipron Veriore, me gjasë në qytetin e Famagustas. Kjo bazë është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Turqinë, pasi do t’i lejonte Ankarasë të zgjeronte logjistikën e saj detare në Mesdhe. Për më tepër, Republika Turke e Qipros Veriore është duke rinovuar portin e braktisur të Maras në Famagusta me një kosto prej 10 miliardë dollarësh me mbështetjen e Turqisë.
Por edhe numri i ushtrimeve detare nga Ankaraja është rritur gjithashtu.
Në maj, Turqia do të mbajë stërvitjen e saj më të madhe detare, më Mesdhe, Detin e Zi dhe Egje. Këto zhvillime shërbejnë të gjitha për një qëllim simbolik dhe strategjik pasi do të dërgojë një mesazh të qartë për rivalët e Turqisë, Greqinë, Izraelin, Qipron Greke dhe Egjiptin.
Të gjitha këto lëvizje për të forcuar fuqinë detare të Turqisë mund të tregojnë se Ankaraja po konsideron gjithnjë e më shumë rreziqet e një konflikti në shkallë të gjerë në Mesdheun Lindor.