Aktualitet Bie aksidentalisht nga lartësia, humb jetën punëtori

Bie aksidentalisht nga lartësia, humb jetën punëtori

Foto ilustruese

Një punëtor gjeti vdekjen këtë të mërkurë në Tiranë, pasi ra nga lartësia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në rrugën e Kastriotëve.

Viktima është një 57-vjeçar me iniciale E.L. Sipas policisë, ai ishte duke punuar tek godina e një shkolle, kur ra aksidentalisht nga lartësia duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.