Kryesore Bie numri i infektimeve me COVID, 5 humbje jete në 24 orë

Bie numri i infektimeve me COVID, 5 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 172 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 5 qytetarë të cilët ishin duke u kuruar në spitalet Covid: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 6,359 pacientë aktivë.