Politika Bien zgjedhjet e Rithemelimit/ Denoncimi: Në Laprakë u votua pa karta identiteti

Bien zgjedhjet e Rithemelimit/ Denoncimi: Në Laprakë u votua pa karta identiteti

Skandal në zgjedhjet që po organizon Komisioni i Rithemelimit, një trupë kjo që pretendon se drejton Partinë Demokratike.

Në Laprakë, Njësia 11 në Tiranë, është votuar pa karta anëtarësie në zgjedhjet që u bënë për kryetar të degës së PD.

Sipas një denoncimi nga një grup demokratësh të Njësisë 11, mësohet se të paktën 187 persona pa të drejtë vote, pasi nuk figurojnë anëtarë, kanë votuar, duke shkelur statutin e PD, por edhe ligjet e shtetit.

Përfaqësues të PD denoncojnë se të përfshirë në këtë skandal janë edhe ish-drejtuesit e PD ndër vite te dega e Laprakës.

Zgjedhjet për kryetarin e degës së PD te Njësia 11 në Laprakë i fitoi Shkëlzen Mustafa.

Gjithashtu, probleme ka patur edhe në zgjedhjet për kryetarin e PD në Bulqizë, Gramsh, Librazhd, Dibër e Kurbin, ku kanë votuar persona pa qenë anëtarë të PD