Extra “Big Brother VIP” mbaroi, por Sara Hoxhës i kishte mbetur vetëm kjo...

“Big Brother VIP” mbaroi, por Sara Hoxhës i kishte mbetur vetëm kjo gjë për të bërë, lidhet me Luizin

Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e ‘Big Brother VIP Albania’. Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i rënë me X fotos së Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë.

“Kisha lënë diçka pa bërë”- thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos, ndërsa i ka bërë tag dhe Luizit.

Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët që u eliminuan apo larguan nga gara. E mesa duket për Luizin nuk u bë kjo në momentet e para sepse ishte fituesi ndërsa më pas ishin festat.

Mbetet të shihet reagimi i Luizit pas kësaj video.