Kosova Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19

Bilanc tragjik në Kosovë, vdesin 6 pacientë me Covid-19

Autoritetet në Kosovë raportuan të shtunën për vdekjen e 6 pacientëve të tjerë me COVID-19 duke e çuar në 64 bilancin e përgjithshëm të pandemisë.

Kjo është dita me numrin më të lartë të viktimave që prej 13 marsit, kur u konstatua i infektuari i parë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive vdiq 1 pacient, në atë të pulmologjisë 2 dhe në mjekësinë sportive 3, të gjithë të infektuar me koronavirus.

Pacientët që kanë humbur jetën janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.