Arilena Ara, përjetësisht bionde, është tani një tjetër lloj biondeje.
Këngëtarja postoi së fundi dy foto të reja ku bie në sy floku platin, me përjashtim të një centimetri në rrënjë dhe majave më të ngrohta prej fijeve. Ngjan si një ndryshim i vogël në krahasim me ngjyrën e mëparshme, por bën vërtet shumë dallim në portret.
Nuk e dimë kujt i takojnë meritat, por i lumtë. Vajzat me tonalitet të ngjashëm lëkure si Arilena le ta përdorin këtë foto për referencë. Duhet të jetë më e thjeshtë se të përpiqesh t’i shpjegosh koloristit nuancën, tonalitetin dhe fijet ideale, shkruan Anabel.