Bota “Bir, do të fitosh”, djali i Vuçiç preket nga koronavirusi dhe përfundon...

“Bir, do të fitosh”, djali i Vuçiç preket nga koronavirusi dhe përfundon në spital

Danilo Vucic, djali i Presidentit serb Aleksandar Vucic, është pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive për shkak se rezulton i prekur nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti serb në Instagram, ku shkruan se i biri po i nënshtrohet trajtimit pasi u infektua nga “ky virus i mbrapshtë”.

“Kur filloi gjithçka, Daniloja im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe tabloja e tij klinike ishte e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do ta fitosh. Babi të do, të gjithë duam!”-ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Mediat serbe shkruajnë Danilo dhe vajza e Presidentit, Milica janë angazhuar kohët e fundit në aktivitete humanitare.

Dy ditë më parë, kryeministrja Ana Brnabic gjithashtu foli në televizion për punën humanitare të fëmijëve të Presidentit. Ajo gjithashtu tregoi një fotografi të Danilo dhe Milica vullnetarë duke ofruar ushqime për të moshuarit.