Bota Black Lives Matter, në Bristol statuja e parë kushtuar lëvizjes

Black Lives Matter, në Bristol statuja e parë kushtuar lëvizjes

Në Bristol, Britani e Madhe, aty ku ishte statuja e tregtarit të skllevërve Edward Colston, e rrëzuar në 7 qershor, është shfaqur statuja e një demonstrueseje të lëvizjes antiraciste Black Lives Matter.

Për të krijuar dhe vendosur portretin e Jen Reid — një aktiviste e bërë e njohur nga mediat pas rrëzimit të statujës të Colston — ishte artisti dhe skulptori Marc Quinn.

Monumenti i titullar «A Surge of Power (Jen Reid)» u vendos të mërkurën në mëngjes, pa dijeninë e Këshillit të Qytetit Bristol.

Quinn deklaroi se ishte Reid që “krijoi skulpturën kur qëndroi në këmbë dhe ngriti krahun. Tani duam ta kristalizojmë atë imazh”.

Jen Reid, e cila ishte në prezantimin e statujës në mëngjes, i tha Guardian se ishte “thjesht e mahnitshme”.

Autoritetet lokale pretendojnë se çdo vendim për të zëvendësuar statujën e Colston do të merret “në mënyrë demokratike”.

Statuja u rrëzua nga protestuesit gjatë protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.

Colston ishte një tregtar skllevërish i shekullit të 17-të dhe anëtar i Partisë Konservatore.