Bota Bota shkencore në alarm: Rënia e numrit të bletëve rrezikon prodhimin e...

Bota shkencore në alarm: Rënia e numrit të bletëve rrezikon prodhimin e ushqimit

Bota shkencore ka ngritur një alarm: vitet e fundit kemi humbur pothuajse 50% të insekteve polenizuese, para së gjithash bletët. Dhe 3/4 e kulturave kryesore ushqimore varet prej tyre. Mollët, dardhat, kivi, boronica, çokollata, kafeja, bajamet, pa insektet polenizuese, pa bletët, nuk do të arrinin më në tryezat tona. E ardhmja e dietës sonë është në diskutim.

Pa bletë, flutura dhe polenizues, nga të cilët varen 90% e bimëve të egra dhe 75% e prodhimit të ushqimit, dy pjata nga tre që vendosim në tryezë mund të zhduken.

Ndër fajtorët kryesorë të rënies së numrit të insekteve janë disa lloje pesticidesh të përdorura në bujqësi, të cilat tani janë të ndaluara në Evropë. Por bletët dhe pjalmuesit ende paguajnë pasojat e përdorimit të tyre masiv në të kaluarën. Dhe produktet e reja për bujqësinë të hedhura në treg mund të kenë rreziqe për shëndetin e insekteve.

Në përpjekje për t’i shpëtuar këto kafshë të vogla aq të rëndësishme për funksionimin e ekosistemeve, bletarët detyrohen të lëvizin nga një territor në tjetrin. Për të ripopulluar kolonitë, në Francë, mbarështuesit i lëvizën qindra koshere nga jugu i Francës. Një udhëtim prej 920 kilometrash me kamionë. Për të arritur në Bretanjë, në Finisterre, në pjesën veri-perëndimore të vendit.

Patrick, një bletar francez i intervistuar nga mediat italiane, thotë se “deri në fund të viteve ’90 humbnin rreth 4-5 për qind e kolonive, atëherë kur mbërritën insekticidet neonicotinoid u vu re një rënie drastike dhe nëse nga fillimi i viteve 2000 nëse bletarët nuk do të ishin kujdesur për to, sot nuk do të kishim më bletë shtëpiake”.