Kryesore Braçe nxjerr emrin e prokurorit: Ja kush i shiti përgjimet

Braçe nxjerr emrin e prokurorit: Ja kush i shiti përgjimet

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi edhe emrin e prokurorit që, sipas tij, ka shitur dosjen 339.

Sipas Braçes është Besim Hajdarmataj prokurori që ka marrë në dorë dosjen dhe ka shpërndarë pjesë të saj.

Braçe tha se ky i fundit nuk e ha hetuar materialin që ka marrë nga policia dhe prokurori i Kavajës, Anton Martini.

Braçe, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se përgjimet e publikuara janë punë e përditshme e prokurorisë, por dikush ka bërë biznes personal me dosjen.

“Askush nuk ka hetuar. Kjo dosje ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga Policia e Shtetit nën qeverinë e PS-së dhe LSI-së në policinë e Kavajës dhe më pas në prokurorinë e Kavajës e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimin e kemi nisur ne për aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Ajo që është publikuar deri tani nuk është i përfshirë në trafik droge asnjë nga zyrtarët e PS-së, as Vangjush Dako e as kryebashkiaku i Shijakut”, tha Braçe.

“Ne po bëjmë punën e prokurorit që ka bërë biznes, nëse më kërkoni mua mendimin tim të zbatohet dosja për secilin. Nëse ka një gjë që nuk ka ndodhur deri tani është hetimi”, tha Braçe.