Kryesore Breshka e rrallë gjendet e ngordhur në breg të detit në Vlorë/VIDEO

Breshka e rrallë gjendet e ngordhur në breg të detit në Vlorë/VIDEO

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë.

Breshka, e llojit “Dermochelys Coriacea”, ka dalë në breg të detit si pasojë e kushteve atmosferike të rënduara dhe erës së fortë që fryn në drejtimin jugor.

Ndryshe breshka quhet kurriz lëkurore është shumë e veçantë dhe zakonisht, të tilla nuk janë të pranishme në Adriatik. Një nga problematikat që i detyron të dalin në breg të detit është ndotja që i bëhet detit.

Ndërsa, trazimi i ujërave të zeza me ujërat e detit, i’u shkakton breshkave të tilla humbjen e drejtimit. Rol luajnë leshterikët edhe algat e detit në këtë zonë.