Edhe në këtë tubim, vijon skenari i zhvendosjes së protestuesve nëpër godina të tjera qeveritare. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, u ka bërë thirrje protestuesve që të drejtohen drejt Parlamentit, që sipas tyre është godina e krimit.
Ndërkohë, menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Basha dhe thirrjeve të tij për të vazhduar kauzën, protestuesit e opozitës kanë çarë kordonin e policisë, duke u ngjitur te shkalla e godinës së qeverisë. Nga ana e saj Policia ka bërë thirrje me megafon kundër dhunës drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës.
Gjatë gjithë kohës, protestuesit kanë qenë shumë të irrituar dhe kanë hedhur kapsolla pa fund.
Më herët, kanë hedhur flakadanë ndaj forcave të policisë, ndërsa është qëlluar me bojë në godinën e Kryeministrisë, duke lënë shenjë në dritaren e këshillit të ministrave.