Sport Capello tregon aftësinë kryesore të Allegrit

Capello tregon aftësinë kryesore të Allegrit

Fabio Capello lartësoi Juventusin pas fitores në Ligën e Kampionëve, kundër Zenit. Një gol i Kulusevski në fund iu dha bardhezinjve suksesin e tretë në po kaq ndeshje të fazës së grupeve. “Zonja e Vjetër” duket se e ka gjetur veten dhe është konfirmuar në krye të grupit të Champions-it.

Duke folur në studiot e “Sky”, “Don Fabio” u ndal tek aftësia e Massimiliano Allegri për të rigrupuar ekipin, pas një fillimi jo shumë pozitiv: “Aftësia e Allegrit është t’i mbajë të gjithë në ‘litar’, t’i bëjë futbollistët të ndihen të rëndësishëm. Lojtarët po e ndjekin atë. Ata vuajnë, sepse po luajnë keq. Unë vetë prisja një Juventus dominues sonte, por kjo skuadër vazhdon të fitojë dhe kjo është shumë e mirë për Juventusin”.

Juventusi kryeson grupin e Ligës së Kampionëve me 9 pikë. Pas tij vjen Chelsea me 6 pikë, më tej Zeniti me 3 pikë dhe Malmo pa asnjë pikë.