Extra China Suarez mbrohet: Nuk e nisa unë! Icardi gaboi, por më sulmojnë...

China Suarez mbrohet: Nuk e nisa unë! Icardi gaboi, por më sulmojnë mua

Telenovelës Mauro Icardi-Wanda Nara-China Suarez i shtohet një episod i ri. Së fundmi ka qenë vetë aktorja argjentinase që ka folur duke sulmuar pikërisht sulmuesin e Paris Saint Germain të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtar ndërkohë që është shprehur se të gjitha ofendimet e kësaj çështjeje kanë shkuar për të.

Nëpërmjet një letre të publikuar në rrjetet sociale China Suarez ka zbuluar pikërisht disa nga gënjeshtrat me të cilat e ka bërë për vete Icardi. Aktorja argjentinase ka nxjerrë fakte të reja rreth kësaj telenovela duke akuzuar Mauriton.

“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim. Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë”, shkruan ndër të tjera China Suarez e cila ja kaluar topin tashmë Mauro Icardit duke bërë atë përgjegjësin kryesor për të gjithë këtë situatë.

“Çdokush që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime personale do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi nuk është një situatë që e kam filluar unë, as nuk e kam nxitur, as provokuar”.

Në postimin e saj, ajo zbulon se Icardi i ka thënë se është në prag të ndarjes me bashkëshorten aktuale dhe e akuzon se ka qenë nxitësi kryesor i historisë: “Ajo që po ndodh sot ka një histori shumë më të madhe dhe më të thellë pas, me të cilën shumë gra do të identifikoheshin me siguri. Janë fjalë, të cilave iu kam besuar gjithmonë: se ata ishin ndarë, ose ishin duke u ndarë. Në këtë situatë ndiej se po jetoj në një ‘déjà vu’ djallëzore, ku paguaj edhe një herë me reputacionin tim çështje që janë domeni personal i çdo gruaje. Përsëritje e ngjarjeve që zbulon papërvojën time dhe mbi të gjitha besueshmërinëe thellë që iu dhashë këtyre njerëzve, të cilët më pas heshtën, duke i lënë ujqërit të më hanë mua”.